Në 24 orët e fundit u ngritën 22 aktakuza në Kosovë

0%

Prokurori i Shtetit ka njoftuar se në 24 orët e fundit ka ngritur 16 aktakuza kundër 16 personave, ndërsa me urdhër të prokurorit janë ndaluar 22 persona si të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Sipas raportit 24-orësh të Prokurorit të Shtetit, aktakuzat janë ngritur nga disa prokurori në Kosovë.

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur pesë aktakuza kundër pesë personave, ndërsa nga Prokuroria Themelore në Gjilan janë ngritur dy aktakuza kundër dy personave. Nga Prokuroria Themelore në Gjakovë është ngritur një aktakuzë kundër një personi, ndërsa në Mitrovicë janë ngritur dy aktakuza kundër dy personave.

Numri më i madh i aktakuzave është ngritur nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, me gjashtë aktakuza kundër gjashtë personave. Ndërkohë, gjatë 24 orëve janë ndaluar gjithsej 22 persona. Prej tyre, katër janë ndaluar në Prishtinë, tre në Prizren, pesë në Pejë, dy në Gjilan, katër në Gjakovë dhe katër në Mitrovicë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Kallxo