Një 29-vjeçar suedez është arrestuar në Durrës pasi është kapur duke mbajtur armë zjarri pa leje. Arrestimi u krye në kuadër të operacionit policor “Siguria”, gjatë kontrolleve të intensifikuara në zonën e Plazhit për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë sezonit turistik. Policia njofton se bëhet fjalë për shtetasin suedez me inicialet O.
K., 29 vjeç, të cilit gjatë kontrollit në çantën që mbante me vete iu gjet një pistoletë me karikator të mbushur me fishekë. Sipas policisë, arma dhe municioni posedoheshin pa leje. 29-vjeçari u arrestua në flagrancë, ndërsa pistoleta, karikatori dhe fishekët u sekuestruan si prova materiale.
Rasti tashmë është proceduar sipas ligjit dhe vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të ngjarjes. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
