Lukaku drejt Fenerbahçes

0%

Romelu Lukaku është shumë pranë transferimit te Fenerbahçe. Gazetari i njohur për transferime, Fabrizio Romano, ka bërë të ditur se klubet kanë arritur marrëveshje për transferimin e sulmuesit belg. Napoli i ka dhënë dritën e gjelbër marrëveshjes, pasi oferta e re e Fenerbahçes, me vlerë mbi 6 milionë euro, është pranuar.

Edhe Lukaku ka rënë dakord për të gjitha kushtet personale me klubin turk. “Romelu Lukaku te Fenerbahçe, here we go!” , ka shkruar Romano. Megjithatë, marrëveshja për momentin është vetëm verbale, dokumentacioni pritet të kontrollohet gjatë ditës së sotme, përpara se transferimi të bëhet zyrtar.

Burimi: Bota Sot