Lajmi i ka qetëson tifozët e klubit madrilen

0%

Sulmuesi argjentinas Julian Alvarez ka mbërritur në mëngjesin e sotëm në qendrën stërvitore të Atletico Madridit, pasi një ditë më parë iu nënshtrua testeve mjekësore së bashku me Alex Baena dhe Marcos Llorente, të cilët gjithashtu janë rikthyer pas pushimeve të marra pas përfundimit të Kupës së Botës.

Lajmi i ka qetësuar tifozët e klubit madrilen, pasi futbollisti argjentinas prej kohësh është në shënjestrën e Barcelonës dhe ishte raportuar se mund ta kërkonte largimin drejt rivalëve. Sipas asaj që raporton “Mundo Deportivo”, Alvarez, i lindur në vitin 2000, mbërriti rreth orës , i shoqëruar nga njëri prej menaxherëve të tij, përcjell “Gazeta Express”.

Ai e zhvilloi fillimisht një seancë stërvitore në fushë me përgatitësin atletik dhe më pas e vazhdoi punën në palestër. Në momentin kur Alvarez mbërriti në qendrën stërvitore, aty nuk ndodheshin disa prej shokëve të skuadrës që nuk kishin udhëtuar drejt Koresë së Jugut, mes tyre Pubill, Grimaldo, Giuliano, Sorloth, Llorente, Baena dhe Musso.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Pjesa tjetër e skuadrës e kishte marrë një ditë pushim nga klubi pas rikthimit nga Azia. Megjithatë, nesër Alvarez do të jetë në kompleksin stërvitor të Majadahondas, ku skuadra do t’i rifillojë përgatitjet. Në këtë mënyrë, pritet edhe takimi i parë mes sulmuesit argjentinas dhe trajnerit Diego Simeone.

Dyshja mund ta zhvillojë edhe një bisedë private për ta diskutuar të ardhmen e futbollistit. Alvarez ka qenë në qendër të vëmendjes gjatë kësaj vere për shkak të interesimit të Barcelonës, ndërsa Atletico Madridi e ka bërë të qartë se nuk dëshiron ta humbasë sulmuesin.

Burimi: Bota Sot