Kuvendi i Kosovës hap dyert për bashkatdhetarët, mbahet dita e dytë e

0%

Kuvendi i Kosovës organizon sot ditën e dytë të aktivitetit tradicional “Bashkatdhetarët në Kuvend”, i cili u dedikohet mërgimtarëve që gjatë sezonit të verës qëndrojnë në Kosovë. Aktiviteti do të zhvillohet në ambientet e Kuvendit, nga ora deri në .

Gjatë kësaj kohe, bashkatdhetarët do të kenë mundësi të vizitojnë Kuvendin, të njihen nga afër me punën dhe funksionimin e tij, si dhe të marrin informacione për rolin dhe përgjegjësitë e institucionit. Pjesë e aktivitetit do të jetë edhe bashkëbisedimi me bashkatdhetarët për çështje që lidhen me marrëdhëniet ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe diasporës.

Aktiviteti “Bashkatdhetarët në Kuvend” organizohet çdo vit me synim forcimin e lidhjeve me diasporën dhe afrimin e mërgimtarëve me institucionet e Republikës së Kosovës. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com