“Kosova nuk u humb nga Serbia, Kosova u çlirua” – reagim ndaj

0%

Deklarata e sotme e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, se “Serbia e humbi Kosovën”, ka nxitur reagime në rrjetet sociale. Një nga reagimet vë në pikëpyetje vetë formulimin e përdorur nga Rama, duke theksuar se Kosova nuk mund të trajtohet si diçka që Serbia e kishte në pronësi dhe më pas e humbi. “Sot Edi Rama shkroi se ‘Serbia e humbi Kosovën’. Jo, z. Rama.

Serbia nuk humbi Kosovën siç humbet dikush një pronë të vetën. Serbia humbi kontrollin mbi një vend që e mbajti me dhunë, represion e krime. Kosova nuk u ‘humb’ nga Serbia – Kosova u çlirua”, thuhet në reagim. Sipas këtij qëndrimi, dallimi në formulim nuk është vetëm çështje semantike, por lidhet edhe me mënyrën se si interpretohet historia politike e Kosovës dhe raporti i saj me Serbinë.

“Edhe fjalët kanë peshë, sidomos kur flitet për historinë tonë”, përfundon reagimi. Në deklaratën e tij të sotme, Rama kishte theksuar se Serbia duhet ta pranojë realitetin e krijuar dhe kufijtë aktualë, duke deklaruar se Kosova është humbur përfundimisht për Beogradin.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot