Pritjet në disa pika të kalimit kufitar në Kosovë kanë shkuar deri në 30 minuta, sipas të dhënave të fundit. Më e ngarkuara paraqitet pika kufitare Dheu i Bardhë , ku pritjet për automjete në hyrje dhe dalje janë rreth 30 minuta , ndërsa kolonat arrijnë deri në 150 metra .
Pritje ka edhe në Muçibabë , ku në hyrje automjetet presin rreth 15 minuta , ndërsa në dalje deri në 25 minuta , me kolonë deri në 150 metra . Në Han të Elezit , pritjet në hyrje janë rreth 5 minuta , ndërsa në dalje deri në 20 minuta , me kolonë prej rreth 100 metrash .
Në pikat e tjera kufitare, pritjet janë kryesisht nga 2 deri në 15 minuta , ndërsa në disa prej tyre qarkullimi është pa pritje të theksuara. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!