Përmbysja e madhe kundër irlandezëve, Egnatias i duhet gol i shpejtë në Rrogozhinë! Pas humbjes 3:1 në Dublin, kampionët e Shqipërisë kanë nevojë për një reagim të fortë dhe mbi të gjitha për golin që do ta rikthente menjëherë besimin te përmbysja. Një start i mirë dhe një gol në minutat e para do t’i jepnin skuadrës jo vetëm avantazhin në fushë, por edhe një shtysë të madhe psikologjike.
Në Rrogozhinë besojnë se kjo ndeshje mund të jetë krejt tjetër histori dhe gjithçka mund të nisë nga një gol.
