Jashari pret senatoren amerikane Ernst, diskutojnë për të ardhmen e

0%

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur në takim senatoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për shtetin e Ajovës, Joni K. Ernst. Senatorja Ernst në këtë takim ishte e shoqëruar nga e ngarkuara me punë në Ambasadën e SHBA-së në Prishtinë, Anu Prattipati, si dhe nga gjeneralmajori Stephen Osborn, agjutant i përgjithshëm i Ajovës.

Sipas njoftimit të FSK-së, gjatë takimit Jashari e ka falënderuar senatoren Ernst për vizitën dhe për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara ndaj Republikës së Kosovës dhe FSK-së. Në takim është diskutuar për zhvillimet aktuale dhe të ardhmen e FSK-së, prioritetet e saj, si dhe rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Po ashtu, palët kanë shkëmbyer qëndrime për zhvillimet aktuale në fushën e sigurisë dhe sfidat e përbashkëta. “Në takim u diskutua për zhvillimet aktuale dhe të ardhmen e FSK-së, prioritetet e saj, si dhe për rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Po ashtu, u shkëmbyen qëndrime lidhur me zhvillimet aktuale të sigurisë dhe sfidat e përbashkëta”, thuhet në njoftim. Në përfundim të takimit, gjenerallejtënant Jashari ka shprehur mirënjohjen e tij për senatoren Ernst për vizitën dhe kontributin e saj në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara.

Ai ka theksuar rëndësinë e thellimit të mëtejshëm të partneritetit dhe marrëdhënieve bilaterale në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

Burimi: Telegrafi