INTERPOL-i e kërkonte për vrasje, ekstradohet nga Shqipëria në Kosovë

0%

Policia e Kosovës ka realizuar sot ekstradimin nga Shqipëria në Kosovë të një shtetasi kosovar, i cili ishte në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Vrasje”. Ekstradimi është kryer në pikën kufitare në Vërmicë nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor (ILECU), në koordinim me njësitet relevante policore dhe institucionet e drejtësisë.

Sipas Policisë, personi ishte arrestuar nga autoritetet shqiptare në bazë të një urdhërarresti ndërkombëtar të lëshuar përmes INTERPOL-it nga institucionet e drejtësisë së Kosovës. I njëjti ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Vrasje”, për të cilën është dënuar me 11 vjet e 6 muaj burgim.

Pas përfundimit të procedurave të ekstradimit, i dënuari iu dorëzua njësive përkatëse të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, për procedim të mëtejshëm ligjor dhe dërgim në qendrën korrektuese për vuajtjen e dënimit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Policia e Kosovës ka vlerësuar se ekstradimi u mundësua falë bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe Shqipërisë, ndërsa ILECU ka theksuar se do të vazhdojë bashkëpunimin me institucionet vendore, shtetet partnere dhe organizatat ndërkombëtare për lokalizimin dhe arrestimin e personave të kërkuar. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com