Genc Nuza gjykon ndeshjen Ilves – Rijeka në Conference League

0%

Gjyqtarët nga Kosova do të jenë sërish pjesë e një sfide evropiane. Genc Nuza është caktuar të jetë gjyqtari kryesor në ndeshjen Ilves – Rijeka, e vlefshme për raundin e tretë kualifikues të UEFA Conference League. Takimi do të zhvillohet më 13 gusht në Tampere të Finlandës, ndërsa Nuza do të ketë një ekip tërësisht kosovar në mbështetje.

Atij do t’i asistojnë Lumturije Muhadri dhe Alban Ejupi, ndërsa gjyqtar i katërt do të jetë Ilir Mehmeti. Në rolin e VAR-it do të jetë Mentor Ajeti.

Burimi: Bota Sot