“Është gjëja që më afron me burrin tim”, vajza e Demi Moore, Tallulah

0%

Tallulah Willis ka zbuluar fustanin e saj të nusërisë gjatë provës së fundit, në një moment të veçantë të ndarë me familjen e saj. Mes tyre ishte edhe nëna e saj, aktorja Demi Moore, e cila e pa me krenari vajzën e saj të veshur me krijimin e personalizuar të Balenciaga-s.

Tallulah u martua të shtunën me muzikantin Justin Acee, me të cilin ishte në lidhje prej tre vitesh, në një ceremoni në Sun Valley, Idaho, shkruan DailyMail. Një javë para dasmës, ajo bëri provën e fundit të fustanit në ambientet e Chateau Marmont në Los Angeles.

Fustani u krijua posaçërisht për të nga drejtori kreativ i Balenciaga-s, Pierpaolo Piccioli, dhe ishte një nga fustanet e para të nusërisë që ai ka realizuar që prej marrjes së drejtimit të shtëpisë së modës. Krijimi prej mëndafshi dhe sateni kishte petale prej organze të qëndisura me dorë dhe një fjongo të gjatë në pjesën e pasme.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Për realizimin e tij u deshën plot 712 orë, ndërsa nëntë orë iu kushtuan vetëm velit. “Pjesa më e mirë e fustanit është madhësia. Është gjëja që më afron me burrin tim të ri”, tha Tallulah për Vogue. Ajo tregoi gjithashtu se dëshironte një fustan “magjik”, por në një mënyrë të papritur, që të pasqyronte edhe personalitetin e saj.

Në provën e fundit, Tallulah u shfaq përpara nënës Demi Moore dhe motrave të saj, Rumer dhe Scout, të cilat e shoqëruan në këtë moment të rëndësishëm para ditës së dasmës.

Burimi: Telegrafi