Trajneri i Paris Saint-Germain, Luis Enrique, ka vendosur një objektiv të madh për skuadrën e tij: të fitojë tri herë radhazi Ligën e Kampionëve dhe të barazojë rekordin e Real Madridit.
PSG-ja, e cila tashmë ka triumfuar në garën më prestigjioze evropiane, synon të vazhdojë dominimin në sezonet e ardhshme, ndërsa Luis Enrique beson se skuadra e tij ka motivimin e nevojshëm për të shkruar historinë. “Për momentin kemi një sfidë unike, diçka pothuajse të paprecedentë në historinë e futbollit evropian”, ka deklaruar Luis Enrique.
“Askush nuk ka fituar tre Champions League radhazi, përveç Real Madridit. Ne mund t’i barazojmë”, shtoi trajneri spanjoll. Luis Enrique theksoi se ambicia e PSG-së është jashtëzakonisht e madhe dhe se nuk beson se aktualisht ekziston një skuadër në Evropë që është më e motivuar se kampionët në fuqi. “Nuk mendoj se ka ndonjë ekip në Evropë më të motivuar se ne”, përfundoi ai.
Nëse PSG-ja do ta realizonte këtë objektiv, do të hynte në një grup shumë të vogël skuadrash që kanë arritur të dominojnë futbollin evropian për disa vite radhazi, ndërsa njëkohësisht do t’i afrohej rekordit historik të Real Madridit.
