Aktivistja Vatnikaj: Shqipëria është në zjarr, por shteti s’ka buxhet

0%

Aktivistja Sidorela Vatnikaj foli gjatë protestës së zhvilluar para Kryeministrisë, duke deklaruar se kërkesat e protestuesve vijojnë të mbeten të parealizuara. Vatnikaj akuzoi qeverinë për mungesë transparence dhe keqmenaxhim të fondeve publike, duke sjellë si shembuj situatën në infrastrukturë, shëndetësi, arsim dhe shërbimet publike, duke thënë se ndodhen në pikë të hallit.

Ajo u ndal edhe te situata me zjarret duke thënë se Shqipëria përballet me flakët prej ditësh, ndërsa shtoi se qeveria nuk ka para për emergjencat civile pasi i ka çuar paratë për të financuar koncertin e reperit Kanye West. ajo ia kushtoi edhe situatës së krijuar nga zjarret në vend.

Sipas saj, Shqipëria po përballet me rrezik për zonat e mbrojtura, ndërsa shteti nuk ka kapacitetet e nevojshme financiare për përballimin e emergjencave civile. “Jemi këtu si çdo ditë për të kërkuar të njëjtat kërkesa sepse asnjëra prej tyre nuk është realizuar!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Kjo qeveri që qeveris sot ka qenë e sinqertë vetëm një herë, atëherë kur premtoi se nuk do vidhte kaq haptazi si qeveritë e tjera, por as këtë premtim nuk e mbajtën. Shikoni tenderat e rrugëve, tunele pa hekur, spitale pa ilaçe, shkolla pa ngrohje, burgje me kushte skandaloze, të gjitha shërbimet publike janë në pikë të hallit.

Sot ndërkohë që Shqipëria është në zjarr dhe të gjitha zonat e mbrojtura rrezikohen prej zjarreve. Sot Shqipëria nuk mundet as t’i dalë zot tokës së vet sepse nuk ka buxhet të shtetit për emergjencat civile. Ajo i ka shkuar një këngëtari si Kanye Ëest pa transparencë publike.

Kjo qeveri jo vetëm na ka vjedhur por na tall çdo ditë dhe nuk i merr seriozisht hallet tona, ndërsa buxheti i shtetit shkon për anti-mitingje dhe jo për atë që duhet të ishte sot, për emergjencat civile!” , tha aktivistja.

Burimi: Bota Sot