Aksident i pazakontë në Malishevë: Vetura lëviz pa shofer dhe

0%

Gazeta Sinjali raportoi më herët për një aksident trafiku të ndodhur në Malishevë, ku një veturë ka goditur një objekt afarist. Rastin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi, e cila bëri të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës në rrugën “Ibrahim Mazreku”.

“Sipas informatave fillestare, në këtë aksident është përfshirë një automjet, i cili, pasi nuk ishte siguruar nga drejtuesi i automjetit, ka lëvizur dhe më pas ka goditur një objekt afarist. Si pasojë e aksidentit nuk ka persona të lënduar, ndërsa janë shkaktuar vetëm dëme materiale”, tha Krasniqi për Sinjalin.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme procedurale. Aksident në Malishevë, furgoni del nga rruga dhe përfundon pranë një lokali Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com