Vuçiqi për rrjedhën e lumit Ibër: Është çështje e brendshme e jona,

0%

Shpërndaje në: Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se çështja e devijimit të rrjedhës së lumit Ibër është “çështje e brendshme e Serbisë”. Ai për televizionin serb “RTS” ka thënë se nuk di se çfarë lidhje ka “Ibri me Shqipërinë”. “Është çështje e brendshme e jona. Nuk e di se çfarë lidhjeje ka Ibri me Shqipërinë”, tha Vuçiq.

Deklarata kërcënuese e presidentit serb, Vuçiq, për mundësinë e ndërrimit të rrjedhës së lumit Ibër është vlerësuar shoviniste e destabilizuese nga ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu. E në reagimin e tij, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ferit Hoxha, ka thënë se uji nuk mund të përdoret si instrument presioni politik e as si mjet për të ndëshkuar një vend.

“Serbia është palë e Konventës së UNECE-së për Mbrojtjen dhe Përdorimin e Ujërave Ndërkufitare dhe Liqeneve Ndërkombëtare që prej vitit 2010 dhe ka pranuar edhe mekanizmat e saj për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve. Shqipëria pret që Serbia të respektojë plotësisht detyrimet e saj ndërkombëtare dhe parimet e fqinjësisë së mirë…

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Uji nuk mund të përdoret si instrument presioni politik dhe as si mjet për të ndëshkuar një vend apo një popullsi tjetër. Shqipëria mbështet fuqimisht të drejtën e Kosovës për siguri, zhvillim të qëndrueshëm dhe mbrojtjen e burimeve të saj ujore”, ka shkruar ministri Hoxha.

Presidenti serb në deklaratën e tij nuk e ka fshehur qëllimin e idesë për Ibrin, duke thënë se “meqë serbët po maltretohen në Kosovë, me ndryshimin e rrjedhës së tij do të shohim se çfarë do të bëjnë dhe si do të sillen shqiptarët”.

I njëjti, edhe në dhjetor të vitit 2024, pas sulmit terrorist në kanalin e Ibër-Lepencit, ka thënë se ideja e ndryshimit të rrjedhës së Ibrit ekziston që nga viti 1985. “Ne tashmë kemi ftuar ekspertët që merren me këtë çështje, sektorin e ndërtimit, inxhinierë dhe të tjerë.

Meqë po e maltretojnë kaq shumë popullin tonë, të shohim, kemi arsye të ndryshme për ndryshimin e rrjedhës së Ibrit, dhe pastaj do të shohim se çfarë do të bëjnë shqiptarët dhe si do të sillen”, deklaroi Vuçiq më 9 gusht gjatë një vizite në një punishte në Beograd. Vuçiqi është pyetur për çështjen e KFOR-it.

Edhe Arbëri 2 o. më parë Kosova dhe Shqipëria: Deklarata e Vuçiqit destabilizuese e në kundërshtim me konventat ndërkombëtare Pas më shumë se dy dekadash, KFOR-i ka nisur ndryshimin e mënyrës së sigurisë në dy pika të rëndësishme në Kosovë.

Policia e Kosovës po integrohet gradualisht në sigurinë e Manastirit të Deçanit, ndërsa KFOR-i ka nisur tërheqjen graduale të pranisë së përhershme nga Ura e Ibrit në Mitrovicë. Të dyja proceset, sipas KFOR-it, do të zhvillohen në mënyrë graduale Vuçiqi tha se do të bisedojë sonte me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë, Milan Mojsilloviq.

“Për këtë arsye pasoi ndërhyrja jonë, që një gjë e tillë nuk duhet të lejohet. Për mua asgjë nga kjo nuk është e papritur. Mos harroni: 19 vende të NATO-s na bombarduan në vitin 1999, me një qëllim të vetëm, që të na e marrin Kosovën dhe Metohinë”, tha Vuçiq.

Burimi: Koha