Një person u plagos me armë zjarri sot pasdite në rrugën “Dëshmorët e Hereqit” në Gjakovë. Lajmin e konfirmoi zëdhënësja e Policisë së Kosovës në rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi. “Bazuar në informacionet fillestare, viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar.
Të dy personat, viktima dhe i dyshuari, janë meshkuj, shtetas të Republikës së Kosovës dhe të moshës madhore. Njësitë relevante policore ndodhen në vendngjarje dhe janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për trajtimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit ”, tha Krasniqi.
Spitali “Isa Grezda” në Gjakovë njoftoi se sot rreth orës , në Shërbimin Emergjent është sjellë një i plagosur me armë zjarri. “Menjëherë pas pranimit, pacientit i janë kryer të gjitha ekzaminimet dhe shërbimet e nevojshme mjekësore dhe i është ofruar trajtimi përkatës.
Pacienti është i shtrirë në spital për trajtim të mëtejmë dhe gjendja e tij aktualisht është stabile ”, thuhet në njoftimin e Spitalit në Gjakovë.
