Shpërndaje në: Deklarata kërcënuese e presidentit serb, Vuçiq, për mundësinë e ndërrimit të rrjedhës së lumit Ibër është vlerësuar shoviniste e destabilizuese nga u.d e presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu.
E në reagimin e tij, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ferit Hoxha, ka thënë se uji nuk mund të përdoret si instrument presioni politik e as si mjet për të ndëshkuar një vend Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, e ka quajtur shovinist e destabilizues paralajmërimin kërcënues të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për mundësinë e ndryshimit të rrjedhës së lumit Ibër.
Haxhiu gjatë organizimit të edicionit të nëntë të Konferencës së Ambasadorëve të Kosovës, ka kërkuar nga diplomatët që të flasin për këtë kërcënim serioz të Serbisë ndaj Kosovës në vendet ku shërbejnë.
“Ndërhyrja e njëanshme në rrjedhat ujore ndërkufitare do të kishte pasojë shumë përtej një çështjeje teknike ngase do ta prekte sigurinë ujore, energjetike, mjedisore dhe njerëzore të Republikës sonë.
Për këtë arsye diplomatët tanë duhet t’i bëjnë të njohura këto deklarata në kryeqytetet ku shërbejnë dhe t’i informojnë qeveritë e vendeve pritëse për natyrën dhe pasojat e kësaj ideje absurde sa edhe kërcënuese.
Duhet ta bëjmë të qartë se përdorimi i burimeve ujore si instrument presioni ndaj Kosovës është i papranueshëm dhe se idetë e tilla që ngjallin qasje shoviniste dhe destabilizuese ndaj Kosovës, duhet të marrin vëmendjen dhe reagimin e duhur ndërkombëtar”, është shprehur Haxhiu.
Presidenti serb në deklaratën e tij nuk e ka fshehur qëllimin e idesë për Ibrin, duke thënë se meqë serbët po maltretohen në Kosovë, me ndryshimin e rrjedhës së tij do të shohim se çfarë do të bëjnë dhe si do të sillen shqiptarët.
I njëjti, edhe në dhjetor të vitit 2024, pas sulmit terrorist në kanalin e Ibër-Lepencit, ka thënë se ideja e ndryshimit të rrjedhës së Ibrit ekziston që nga viti 1985. “Ne tashmë kemi ftuar ekspertët që merren me këtë çështje, sektorin e ndërtimit, inxhinierë dhe të tjerë.
Meqë po e maltretojnë kaq shumë popullin tonë, të shohim, kemi arsye të ndryshme për ndryshimin e rrjedhës së Ibrit, dhe pastaj do të shohim se çfarë do të bëjnë shqiptarët dhe si do të sillen”, deklaroi Vuçiq më 9 gusht gjatë një vizite në një punishte në Beograd. Kjo deklaratë ka nxitur edhe reagimin e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Ferit Hoxha.
“Serbia është palë e Konventës së UNECE-së për Mbrojtjen dhe Përdorimin e Ujërave Ndërkufitare dhe Liqeneve Ndërkombëtare që prej vitit 2010 dhe ka pranuar edhe mekanizmat e saj për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve. Shqipëria pret që Serbia të respektojë plotësisht detyrimet e saj ndërkombëtare dhe parimet e fqinjësisë së mirë…
Uji nuk mund të përdoret si instrument presioni politik dhe as si mjet për të ndëshkuar një vend apo një popullsi tjetër. Shqipëria mbështet fuqimisht të drejtën e Kosovës për siguri, zhvillim të qëndrueshëm dhe mbrojtjen e burimeve të saj ujore”, ka shkruar ministri Hoxha.
Edhe Arbëri 9 tet 2025 Zyrtarë serbë të tmerruar pas arritjes së dronëve kamikazë në Kosovë Por, Vuçiqi për të njëjtën temë ka folur edhe duke thënë se “nuk po kërcënon askënd, por se po merret me rrjedhat ujore në territorin e Serbisë”.
“Tani, natyrisht, shkencëtarët, inxhinierët dhe të gjithë të tjerët do të ulen, do ta shqyrtojnë çështjen dhe do të më propozojnë se si mund të realizohet kjo, dhe kaq. Unë nuk kam kërcënuar askënd. Nuk jam unë Kurti që t’i kërcënoj njerëzit. Nuk po kërcënoj askënd. Ne thjesht do të merremi me problemet tona.
Ne kemi interesat tona dhe merremi me to”, ka thënë Vuçiq për mediat serbe, përcjell REL. Lumi Ibër, rreth 270 kilometra i gjatë, e ka burimin në Mal të Zi, kalon nëpër territorin e Serbisë, hyn në Kosovë me një gjatësi të shtratit prej 82 kilometrash dhe më pas kthehet në Serbi. Në rrjedhën e saj është ndërtuar diga e Liqenit të Ujmanit, njëri nga asetet më strategjike të Kosovës.
Për afro 50 vjet, Ujmani siguron furnizimin me ujë për popullsinë e shtatë komunave për termocentralet në Obiliq dhe për ujitje.
