Eva Longoria shfaqet në superformë me bikini blu gjatë pushimeve në

0%

Eva Longoria ka shijuar një ditë me diell në plazhin e Marbellës, në Spanjë, ku tërhoqi vëmendjen me pamjen e saj verore. Aktorja 51-vjeçare u shfaq me bikini blu elektrike, duke kaluar kohë me miqtë. Ajo e kompletoi dukjen me një këmishë linoje ngjyrë bezhë, të cilën e mbajti të hapur, si dhe me syze dielli të zeza dhe një kapele me strehë të gjerë, shkruan DailyMail.

Longoria u zhvendos në Spanjë dy vite më parë së bashku me bashkëshortin José Bastón dhe djalin e tyre tetëvjeçar, Sebastian. Familja tashmë e ndan kohën mes Meksikës dhe Spanjës. Aktorja ka treguar më herët se Andaluzia e ka tërhequr prej vitesh, pasi e ka vizituar rajonin për rreth 20 vjet.

Dashuria e saj për Spanjën u bë gjithashtu frymëzim për serialin “Në kërkim të Spanjës”, i cili u shfaq premierë në CNN vitin e kaluar.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi