Këngëtarja shqiptare, Engjëllusha Salihu, është bërë nënë për herë të parë. Ajo dhe partneri i saj, Mërgimi, janë bërë prindër të një djali, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Namer Riza. Lajmin e ëmbël e ka ndarë vetë Engjëllusha me ndjekësit në Instagram, përmes një postimi në InstaStory.
Foto: Instagram “Më të lumtur se kurrë, Namer Riza”, ka shkruar këngëtarja, duke shprehur gëzimin e madh për ardhjen në jetë të djalit të tyre. Ky është një kapitull i ri dhe i veçantë për çiftin, që u martua verën e vitit të kaluar. E njëjta përkundër periudhës së shtatzënisë ka qenë aktive me mbrëmje e ahengje të ndryshme.
Engjëllusha momentalisht po bën një jetë mes Zvicrës e Kosovës, duke mos lënë anash as profesionin.
