Ekskluzive | Këta janë të dyshuarit për tentim-vrasjen në sheshin

0%

Sinjali ka mësuar identitetin e dy personave që po kërkohen lidhur me incidentin e rëndë me të shtëna që ndodhi të dielën në sheshin “Isa Boletini” në Mitrovicë, rast ky që tashmë po hetohet si “Vrasje në tentativë”. Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se të dyshuarit janë Endri Cakiqi rreth 18 vjeçar dhe Albi Cakiqi rreth 24 vjeçar, të cilët nuk janë lokalizuar ende nga Policia.

Ngjarja ndodhi më 9 gusht, rreth orës , kur u raportuan të shtëna me a*më brenda një ndërtese banimi. Nga hetimet fillestare dyshohet se nga banesa ku jetojnë të dyshuarit është shtënë në drejtim të disa personave që ndodheshin në korridor. Në vendin e ngjarjes janë gjetur gëzhoja të kalibrave të ndryshëm, çka ka ngritur dyshimet se është shtënë nga dy palë.

Nga të shtënat janë dëmtuar dy dyer të banesave, ndërsa hetuesit kanë sekuestruar gëzhojat dhe predhat e gjetura në vendin e ngjarjes. Motivi i përplasjes ende nuk dihet. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar si “Vrasje në tentativë”, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes po vazhdojnë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com