Anna Faris ka shqetësuar fansat pas paraqitjes së saj të fundit në tapetin e kuq, gjatë premierës së “Spa Day” në Las Vegas. Aktorja 49-vjeçare u shfaq në një intervistë me E! News , ku po fliste për prindërimin. Disa përdorues të rrjeteve sociale reaguan ndaj paraqitjes së saj, me një prej tyre që pyeti: “A është mirë ajo?”, ndërsa një tjetër shkroi: “Çfarë po ndodh me sjelljen e saj?
Diçka nuk është në rregull”. Disa fansa vunë re gjithashtu se sytë e saj dukeshin të kuq, ndërsa të tjerë e mbrojtën aktoren dhe thanë se ajo po plaket natyrshëm, pa Botox, mbushës apo ndërhyrje estetike. Gjatë intervistës, Faris foli edhe për rolin e saj si nënë e një djali adoleshent.
“Jam një nënë e moshuar”, tha ajo, duke pranuar se jo gjithmonë ndihet sikur përshtatet me prindërit e miqve të djalit të saj, Jack. Shqetësimet e fundit vijnë dy muaj pasi aktorja kishte ngjallur reagime të ngjashme gjatë promovimit të “Scary Movie 6”.
