Dhjetëra raste të përdorimit të armëve të zjarrit janë shënuar gjatë dy ditëve të fundit në Podujevë, Ferizaj, Skenderaj e Viti, sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës. Në Podujevë, të dielën, më , Policia ka intervenuar në disa raste të të shtënave me armë gjatë ahengjeve familjare. Në tri raste të ndara, policia ka konfiskuar pistoleta me gaz dhe gëzhoja.
Në njërin rast janë konfiskuar gjashtë gëzhoja, në të dytin katër gëzhoja, ndërsa në rastin e tretë janë gjetur dhe konfiskuar 12 gëzhoja. Një tjetër rast është raportuar në Podujevë, ku një person është arrestuar pasi dyshohet se kishte shtënë me armë zjarri gjatë një ahengu familjar. Atij i është konfiskuar një pistoletë me gaz, gjashtë gëzhoja dhe 20 fishekë të armës me gaz.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti do të vazhdojë në procedurë të rregullt. Edhe në Ferizaj është raportuar një rast i ngjashëm. Më , pas mesnate, një person është shoqëruar në stacion policor pasi dyshohet se kishte shtënë me armë gjatë një ahengu familjar. Nga ai është sekuestruar një pistoletë me gaz, ndërsa rasti po procedohet në procedurë të rregullt.
Ndërkohë, në Skenderaj janë raportuar dy raste, ku dyshohet se plumbat kanë përfunduar në pronën e qytetarëve. Në rastin e parë, një qytetar ka raportuar se xhami i veturës së tij ishte dëmtuar dhe dyshohet se ishte goditur nga një plumb. Nuk raportohet për persona të lënduar dhe rasti është nën hetime.
Ndërsa, në rastin e dytë, një plumb ka depërtuar përmes çatisë së një shtëpie dhe ka përfunduar brenda saj. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ku ka gjetur dhe konfiskuar një predhë që dyshohet se është e armës së tipit AK-47. Edhe në këtë rast nuk ka persona të lënduar, ndërsa policia po vazhdon hetimet për të identifikuar personin që ka shtënë me armë.
Dy persona në Viti kanë raportuar në Polici se ata dhe familjarët e tyre kanë qenë të rrezikuar nga dy predha të fishekëve të armëve të zjarrit. Sipas tyre, predhat dyshohet se kanë ardhur nga një shtëpi e lagjes në të cilën kishte pasur aheng familjar. Për këtë, Policia njofton se ka arrestuar të dyshuarin, i cili ishte përgjegjës i familjes ku po mbahej ahengu.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të dielën, më , rreth orës . Gjatë kontrollit në oborrin e shtëpisë së tij, Policia ka gjetur dhe konfiskuar 30 gëzhoja të fishekëve të armës së zjarrit. Megjithatë, arma nuk është gjetur.
Të gjitha rastet janë iniciuar për veprat penale që lidhen me armëmbajtjen pa leje, përdorimin e armës apo mjetit të rrezikshëm dhe shkaktimin e rrezikut të përgjithshëm.
