Ardian Nuhiu rikthehet te Drita, merr drejtimin e kampionëve

0%

Drita ka vendosur për trajnerin e ri pas ndarjes së rrugëve me Zekirija Ramadanin. Në krye të kampionëve të Kosovës do të rikthehet Ardian Nuhiu , i cili do ta nisë aventurën e dytë me skuadrën nga Gjilani, rreth tre vjet pas largimit të tij të parë. Nuhiu së fundmi ishte pjesë e Tiranës, ndërsa më herët ka drejtuar edhe Shkëndijën dhe Gjilanin.

Te këto skuadra, megjithatë, nuk arriti të regjistronte rezultatet e pritshme. Tani, trajneri 45-vjeçar rikthehet te Drita me objektivin për të përsëritur sukseset e mëparshme dhe për ta mbajtur skuadrën në garë për trofe. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com