Gjykata e Apelit ka vërtetuar vendimin e Themelores me të cilin i akuzuari Jetmir Sinani u dënua me 24 vjet burgim për vrasjen e dyfishtë në Vushtrri, duke refuzuar ankesat e palëve. Në këtë rast, Jetmir Sinani akuzohej për vrasjen e F.Z. dhe L.M., më 2023 në Vushtrri, raporton “Betimi për Drejtësi“.
Më datë , Gjykata Themelore në Mitrovicë, edhe në rigjykim e kishte shpallur fajtor të akuzuarin Sinani duke e dënuar me dënim unik 24 vjet burgim. Ndaj këtij vendimi kishin parashtruar ankesë Prokuroria Speciale, përfaqësuest e palëve të dëmtuara, si dhe mbrojtësi i të akuzuarit. Palët i kishin elaboruar ankesat në seancën e kolegjit të Apelit më datë .
Gjetjet e Apelit Sipas Gjykatës së Apeli, aktgjykimi i Themelores nuk përmban shkelkje esenciale të dispozitave të procedurës penale, duke shtuar se i njejti është konkret, i qartë, dhe përshkruan në mënyrë të drejtë gjendjen faktike që e ka vërtetuar.
“Kolegji vlerëson se edhe gjendja faktike është vërtetuar drejtë dhe në mënyrë të plotë nga ana e gjykatës së shkallës së parë dhe se asnjë fakt nuk ka ngelur pa u vërtetuar” thuhet në vendim të Apelit.
Sipas Apelit, Themelorja ka vërtetuar se në ditën kritike ka pasur një rrahje mes të akuzuarit, të ndjerëve, të dëmtuarit dhe tre personave tjerë ku edhe vetë i akuzuari kishte pësuar lëndime të lehta trupore. Në vendim theksohet se përmes dëshmive të dëshmitarëve okularë si dhe provave materiale, është konstatuar drejtë se ka ekzistuar dashja për kryerjen e veprës penale.
Sa i përket pretendimeve të mbrojtes lidhur me ekzaminimin psikiatrik për të akuzuarin, Apeli gjeti se të njejtat janë të pabazuara.
Sipas Apelit, përfundimet nga ekzaminimi psikiatrik të cilat konstatojnë se i akuzuari nuk ka ndonjë çrregullim apo sëmundje mendore, janë të nxjerra nga grup i specializuar i ekspertëve, dhe janë të qarta, bindëse, të argumentuara dhe të mbështetura në prova shkencore.
Në vendim thuhet se nuk ekziston gjendja e tronditjes së fortë mendore për arsye se në rastin konkret i akuzuari kishte qenë në gjendje të largohet, të marrë armën e ta përgaditë atë, duke u rikthyer në vendin e ngjarjes e duke shtënë në drejtim të viktimave, e pastaj duke u rikthyer sërish në shtëpinë e tij për të lënë armën.
Shkalla e dytë e vlerësoi si të pabazuar edhe pretendimin për mbrojtje të nevojshme, duke shtuar se rrethanat konkrete nuk plotësojnë kushtet e institutit të mbrojtjes së nevojshme, për arsye se i akuzuari përkundër që kishte arritur t’i shmangej rrezikut të drejtëpërdrejtë, ai ishte kthyer në vendin e ngjarjes.
Ndërsa, sa i përket pretendimeve të palëve lidhur me vendimin mbi dënimin, Apeli theksoi se Themelorja drejtë i ka vlerësuar të gjitha rrethanat të cilat ndikojnë në caktimin e llojit dhe lartësisë së dënimit. Në gjykimin e parë më , Gjykata Themelore në Mitrovicë, Sinanin e dënoi me dënim unik prej 24 vjet burgim. Por, rasti është kthyer në rigjykim nga Apeli.
Dënimin e njëjtë prej 24 vitesh burgim, Themelorja e shqiptoi ndaj Sinanit edhe në rigjykim më . Ndryshe, të akuzuar në këtë rast kanë qenë edhe Edin Beka, Ylli Mustafa, Valdrin Qerimi, Ilmi Shaqiri dhe Mergim Kameri, por ndaj tyre ishte veçuar procedura penale në Departament të Përgjithshëm – Dega në Vushtrri.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë më ka ngritur aktakuzë kundër të akuzuarve Jetmir Sinani, Edin Beka, Ylli Mustafa, Valdrin Qerimi, Ilmi Shaqiri dhe Mergim Kameri. Në pikën e parë të aktakuzës, Jetmir Sinani akuzohet se më , rreth orës në udhëkryqin e rrugëve “Mehmet Konjuhi”, “Rifat Galiza dhe “Zahir Pajaziti” në Vushtrri, me dashje ka privuar nga jeta viktimat F.Z. dhe L.M.
Në seancën e 9 janarit, ekspertja kishte deklaruar se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore.
