Aksident në mes katër automjeteve në Shkup, shtatë të lënduar

0%

MPB njofton se ka ndodhur një aksident i rëndë zinxhirore në mes katër automjeteve pranë “HEC Kozjak”, në të cilën janë lënduar shtatë persona. “Më , në orën , në SPB Shkup u njoftua se në rrugën rajonale në drejtim të HEC Kozjak, në zonën e fsh.

Varvarë, rrethina e Shkupit, ka ndodhur aksident rrugor ndërmjet automjetit të udhëtarëve “Volksvagen Golf” me targa të Shkupit, i drejtuar nga E.Xh.(19) nga fsh. Cërn Vërv, rrethina e Shkupit, automjetit të udhëtarëve “Seat” me targa të Shkupit, i drejtuar nga D.A.(31) nga fsh.

Batinc, rrethina e Shkupit, automjetit transportues “Mercedes” me targa të Shkupit, i drejtuar nga Sh.S.(63) nga fsh. Malçishtë, rrethina e Shkupit dhe automjetit të udhëtarëve “Ford” me targa të Shkupit, i drejtuar nga N.L.(47) nga Shkupi. Në aksident, lëndime të rënda trupore ka pësuar B.R.(18) nga fsh.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Batincë, rrethina e Shkupit, bashkudhëtar në automjetin “Golf”, ndërsa lëndime trupore kanë pësuar katër shoferët, si dhe B.O.(30) nga fsh. Paligrad, rrethina e Shkupit dhe S.L. nga Shkupi, bashkudhëtarë në automjetet “Golf” dhe “Ford”, të konstatuara në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” dhe ISHP “Shën Naum i Ohrit”.

Një ekip i SPB Shkup ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes”, thonë nga MPB.

Burimi: Telegrafi