Varroset 18-vjeçari që ra nga kati i katërt në Prizren – numër i madh

0%

Me dhimbje e pikëllim është përcjellë sot për në banesën e fundit 18-vjeçari Egzon Kabashi nga Prizreni, i cili ndërroi jetë pas disa ditësh trajtim në QKUK, si pasojë e lëndimeve të marra nga rënia nga kati i katërt i një objekti.

Në varrimin e të riut morën pjesë një numër i madh familjarësh, miqsh, të afërmish dhe qytetarësh, të cilët u mblodhën për t’i dhënë lamtumirën e fundit Egzonit. Kabashi kishte pësuar lëndime të rënda më 2 gusht, pasi kishte rënë nga kati i katërt i kompleksit “Fat Group-1”, në rrugën “Ekrem Rexha” në Prizren.

Pas disa ditësh trajtim, më 8 gusht QKUK-ja e kishte njoftuar Policinë e Kosovës se 18-vjeçari kishte ndërruar jetë. Pas vdekjes së tij, rasti është kaluar në procedurë hetimore dhe është cilësuar si “Hetim i vdekjes”, ndërsa autoritetet po vazhdojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ekipi i Mjekësisë Ligjore ishte përfshirë në rast, ndërsa hetimet pritet të përcaktojnë se si ndodhi rënia fatale që i mori jetën të riut. E rëndë në Prizren: 18-vjeçari që ra nga kati i katërt i “Fat Group – 1” në Prizren nuk u mbijetoi plagëve Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com