Roma po e do Endrickun

0%

Roma përballet me më shumë konkurrencë për talentin e Real Madridit, Endrick, pasi raportet nga Spanja pretendojnë se edhe Aston Villa është futur në garë për të marrë reprezentuesin e Brazilit në formë huazimi.

“Giallorossët” ishin pozicionuar si favoritët kryesorë për transferimin e Endrickut, në rast se Real Madridi do të pranonte ta huazonte për sezonin e ardhshëm, në një situatë të ngjashme me atë të Franco Mastantuonos te Fiorentina.

Roma ishte e bindur se pjesëmarrja në Ligën e Kampionëve dhe premtimi për t’i dhënë minuta të rregullta do ta vendosnin klubin në pozicionin më të favorshëm për të siguruar shërbimet e tij. Megjithatë, “Diario AS” raporton tani se Aston Villa ka hyrë në garë me një propozim për ta marrë gjithashtu Endrickun në huazim.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sulmuesi nuk ka problem me mundësinë e huazimit, pasi periudha e tij te Olympique Lyonnais ishte vendimtare për të fituar një vend në Kombëtaren e Brazilit për Botërorin 2026 nën drejtimin e Carlo Ancelottit. Gjatë qëndrimit në Francë, ai shënoi tetë gola dhe dhuroi shtatë asistime në vetëm 21 ndeshje.

Real Madridi pagoi 35 milionë euro për ta transferuar Endrickun nga Palmeiras dy vite më parë, ndërsa marrëveshja mund të arrijë deri në 60 milionë euro me përfshirjen e bonuseve. Paga e tij prej 5 milionë eurosh në sezon do të mbulohej pjesërisht nga “Los Blancos” gjatë huazimit, pasi në të kundërt një marrëveshje e tillë do të ishte plotësisht e papërballueshme për Romën.

Burimi: Bota Sot