Thyen rekordin e milionave

0%

Lids Junajtid ka realizuar një nga transferimet më të mëdha në historinë e klubit, duke siguruar shërbimet e portierit Xhejms Traford nga Mançester Siti. Portieri anglez 23- vjeçar ka firmosur kontratë afatgjatë deri në vitin 2032 me klubin nga “Elland Road”, ndërsa marrëveshja kap vlerën e 40 milionë paundëve plus bonuse.

Ky transferim bëhet tashmë blerja më e shtrenjtë e një portieri britanik në historinë e futbollit, duke treguar besimin e madh që Lids ka te potenciali i Trafordit. Portieri pritet të marrë një rol të rëndësishëm në projektin e ri të Lids, ndërsa klubi synon të ndërtojë një skuadër konkurruese në Premier Ligë.

Transferimi shënon gjithashtu një tjetër lëvizje të rëndësishme në merkaton angleze, me Siti që lejon largimin e portierit, për një shumë rekord.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot