Ngjarja tragjike, reagon klubi i Skënderbeut

0%

Një ngjarje e rëndë ka tronditur më 8 gusht, qytetin e Korçës. Joan Zyko u nda nga jeta në moshën 20-vjeçare, ndërsa u vra nga shoku i tij i fëmijërisë me kallashnikov. Zyko ishte pjesë e akademisë së Skënderbeut deri në vitin 2017, kur mbronte portën e ekipit U-15. Ai gjithashtu ishte dhe një tifoz i zjarrtë i “Ujqërve të Dëborës”.

Në lidhje më këtë ngjarje të trishtë, ka reaguar edhe klubi i Skënderbeut, që nëpërmjet faqes zyrtare ka shkruar: REAGIMI I SKËNDERBEUT: Ndarje e parakohshme nga jeta e Joan Zykos Klubi i Futbollit Skënderbeu shpreh dhimbjen dhe ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen e parakohshme nga jeta të Joan Zykos, ish-futbollist i Akademisë së Skënderbeut dhe një tifoz i zjarrtë i ngjyrave bardhekuqe.

Joani ishte pjesë e familjes sonë, fillimisht si futbollist i akademisë dhe më pas si një nga ata tifozë që e mbajnë Skënderbeun në zemër. Në këto momente të vështira, i shprehim ngushëllimet familjes, të afërmve dhe miqve të tij. Prehu në paqe, Joan! Do të mbetesh gjithmonë pjesë e familjes bardhekuqe

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot