Jemi në muajin gusht dhe thuajse një pjesë e madhe e futbollistëve të Kombëtares e kanë bërë zgjedhjen e tyre sa i takon karrierës. Disa kanë ndryshuar “destinacion”, ndërsa të tjerë vendosën të mbeten te të njëjtat skuadra. Përjashtim në këto çaste bëjnë Kristjan Asllani dhe Armando Broja, të cilët po përjeton paradoksalisht të njëjtën situatë.
Sa i përket mesfushorit, Interi e ka deklaruar hapur se nuk e ka më pjesë të planeve. I njëjti verdikt duket se po ushqehet edhe në ambientin e anglezëve, të cilët janë përpjekur në mënyrat e tyre për t’u fshehur pas arsyes se lojtari nuk është në gjendjen më të mirë fizike dhe për këtë arsye është lënë jashtë. Por, zërat mbetën thjesht në letër, pa patur një hap konkret për diçka serioze.
Edhe për Brojën, e njëjta “melodi”. U përfol për Lazion në Serie A, si edhe për Cagliarin. Mirëpo, për sulmuesin shkodran vijon të mbetet mister se çfarë do të bëhet me të. Ky do të jetë muaj deçiziv për të dy futbollistët, të cilët duhet të gjejnë medoemos një “strehë” pasi në shtator Kombëtarja do të rikthehet në fushë për sfidat kualifikuese në Ligën e Kombeve.
