Muharremi me kritika të ashpra ndaj Kurtit: E ka humbur kontrollin,

0%

Analisti politik Shenoll Muharremi ka adresuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, duke e akuzuar se ka humbur kontrollin mbi veprimet e tij dhe se nuk është më në gjendje të drejtojë shtetin.

Në një reagim të tij, Muharremi ka thënë se Kurti tashmë lëviz i shoqëruar nga një numër i madh truprojash, duke e lidhur këtë me atë që ai e konsideron si humbje të kontrollit dhe të mbështetjes qytetare.

“Ky person, që tashmë as nuk guxon të ecë rrugës si qytetar i popullit, por del me nga 10 bodigardë, prej Qeverisë deri te Kuvendi apo sikur mbrëmë në Gjakovë, e ka humbur kontrollin e veprimeve të tij”, ka deklaruar Muharremi. Incidenti me vezë ndaj Kurtit, gjithçka ndodhi në seancën konstituive të Kuvendit Sipas tij, Kurti nuk është më në gjendje dhe pozitë për të drejtuar një shtet.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Muharremi ka kritikuar gjithashtu Kurtin për mënyrën se si, sipas tij, ai e ka menaxhuar jetën familjare dhe publike, duke pretenduar se kryeministri nuk e ka rritur vajzën e tij pranë vetes. “E me pas qenë aq i mirë sa shtiret, ai kishte me qenë pranë familjes së tij e nuk e kishte lënë vajzën e tij të rritej pa baba”, ka shkruar ai.

Ai ka vazhduar kritikat duke pretenduar se familja e Kurtit është e siguruar larg problemeve me të cilat përballen qytetarët e Kosovës, përfshirë shërbimet publike të shëndetësisë dhe arsimit. Në pjesën tjetër të reagimit, Muharremi ka vlerësuar se Kurti e ka përfunduar ciklin e tij politik dhe se largimi i tij nga pushteti do t’i mundësonte Kosovës të funksionojë më mirë.

“Nuk ka më kurgjo nga ky person. Sa më parë të largohet, Kosova do të frymojë më mirë. Koha e tij ka përfunduar”, ka deklaruar ai.

Burimi: Telegrafi