Basketbollisti amerikan Keaton Wallace është lojtari i ri i Maccabi Tel Aviv. Wallace, i cili dy sezonet e fundit luajti për Atlanta Hawks, ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me klubin izraelit. Gjatë kohëzgjatjes së kontratës, ai do të përfitojë 2.5 milionë euro.
Wallace do ta ndajë minutazhin në fushë me bashkëkombësin e tij Jimmy Clark, i cili sezonin e kaluar kishte mesatare prej 9.5 pikësh, 1.8 kërcimesh, 4.3 asistimesh dhe 1.3 topash të vjedhur për ndeshje. Para se të kalonte në NBA, Wallace luajti në Universitetin e Teksasit.
Nga viti 2021 deri në 2024, ai luajti në G League, për ekipet zhvillimore të Clippers dhe Hawks, ndërsa dy sezonet e fundit ishte pjesë e skuadrës së parë të Atlanta Hawks. Sezonin e kaluar, Wallace kishte mesatare prej 4.2 pikësh, 1.3 kërcimesh dhe 2.1 asistimesh për ndeshje, duke luajtur mesatarisht 12.3 minuta për takim.
