Kishte urdhër mbrojtës, por shkoi te shtëpia e bashkëshortes dhe

0%

Një rast i kanosjes dhe moszbatimit të urdhrit të Gjykatës është regjistruar në Podujevë, ku një burrë dyshohet se ka shkuar te shtëpia e bashkëshortes së tij, pavarësisht se ndaj tij ishte në fuqi një urdhër mbrojtës, dhe atje dyshohet se ka kanosur babain e saj. Sinjali mëson se i dyshuari është S.

K., rreht 30-vjeçar, me banim në Shkup, ndërsa rasti është raportuar në Polici nga bashkëshortja e tij, E. K., rreth 29-vjeçare. Ngjarja ka ndodhur më 8 gusht, rreth orës , në fshatin Livadicë të Podujevës. Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, S.K dyshohet se ka hyrë në oborrin e shtëpisë ku ndodhej bashkëshortja e tij dhe më pas ka kanosur babain e saj, Sh.Sh.

Njësitë policore kanë intervenuar dhe palët janë shoqëruar në stacion për intervistim. I dyshuari, i intervistuar në prani të avokatit mbrojtës, ka pranuar se kishte shkuar te shtëpia e bashkëshortes, duke deklaruar se qëllimi i tij ishte të arrinin një marrëveshje, por ka mohuar pretendimin se kishte kanosur viktimën. Ndërkohë, E.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

K. ka deklaruar se është ndarë nga bashkëshorti që nga marsi i këtij viti dhe se ndihet e rrezikuar prej tij. Sipas burimeve, më , Gjykata Themelore në Prishtinë kishte lëshuar një urdhër mbrojtës. Për rastin është njoftuar Prokurorja kujdestare, e cila ka urdhëruar inicimin e rastit për “Kanosje” dhe ndalimin e të dyshuarit për 48 orë.

Për shkak të urdhrit mbrojtës ekzistues është njoftuar edhe prokurorja, e cila ka urdhëruar hapjen e një rasti tjetër për “Moszbatim të urdhrit të Gjykatës”. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com