Vdekja e babait të Lionel Messit, Jorge Messi tronditi botën e futbollit. Ai vdiq në moshën 68-vjeçare në spitalin e qytetit të Rosarios në Argjentinë, pas një beteje të gjatë me sëmundjen e tij. Dhe nuk kishte si të vinte reagimi nga ish-klubi i Lionel Messit, Barcelona e cila bëri postimin rreth vdekjes së Jorge Messit.
“Presidenti dhe Bordi i Drejtorëve të FC Barcelona shprehin ngushëllimet e tyre më të thella për ndarjen nga jeta të Jorge Messi-t, babait të ish-lojtarit të Barcelonës dhe legjendës Lionel Messi, dhe, në emër të të gjithë familjes Barça, i shprehin ngushëllimet e tyre familjes Messi.
FC Barcelona falënderon Jorge Messin për përkushtimin e tij ndaj klubit tonë, për besimin që na dha për fillimet dhe vitet më të lavdishme të karrierës futbollistike të djalit të tij, Leos. U prehtë në paqe”, shkruhet në njoftimin e Barcelonës.
Lidhja mes Barcelonës dhe Jorge Messit vjen që nga fillimet e para të karrierës së “La Pulgas”, teksa klubi solli të dy në Spanjë ku madje paguan edhe trajtimin e tij gjatë kohës kur ish-10shi i Barcelonës po vuante nga problemet me hormonet e rritjes..
