Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të 8 gushtit në lagjen “Tufinë” në Tiranë, në derën e banesës së një 72-vjeçari. Sipas Policisë, nga shpërthimi janë shkaktuar dëme të pakta materiale. Menjëherë pas ngjarjes, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 nisën veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave dhe identifikimin e autorëve.
Në kuadër të operacionit policor të koduar “Motivi”, hetuesit kanë administruar provat dhe kanë identifikuar tre persona të dyshuar për ngjarjen. Në kërkim janë shpallur E. A., 39 vjeç, A. A., 43 vjeç dhe M. A., 41 vjeç, tre vëllezër, të dyshuar për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, kryer në bashkëpunim.
Nga hetimet dhe informacionet e siguruara në rrugë operative dyshohet se tre vëllezërit, rreth orës të datës 8 gusht, kanë vendosur dhe shpërthyer një sasi lënde plasëse në derën e banesës së 72-vjeçarit, për motive të dobëta. Policia vijon punën për lokalizimin dhe kapjen e tre personave të shpallur në kërkim, si dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.
