Roma rinovon kontratën me Lorenzo Pellegrinin

0%

Roma dhe Pellegrini vazhdojnë bashkë. Pas disa javësh me bisedime të “ngrira”, numri 7 ka rinovuar zyrtarisht kontratën me klubin verdhekuq. Kontrata e re e mesfushorit skadon më dhe nga java e ardhshme Pellegrini do të bashkohet me skuadrën. “AS Roma është e lumtur të njoftojë arritjen e akordit për zgjatjen e kontratës me Lorenzo Pellegrini.

I rritur në sektorin e të rinjve të klubit tonë, lojtari do të vazhdojë ta ketë të lidhur karrierën me ngjyrat e kryeqytetit. Vendimi i Pellegrini për ta pranuar propozimin e klubit dëshmon lidhjen e fortë, vizionin sportiv dhe vlerat e projektit romanist”, – shkruhet në njoftimin e klubit për rinovimin e kapitenit.

Burimi: Bota Sot