Teuta do të zhvillojë një tjetër ndeshje miqësore në kuadër të fazës përgatitore për sezonin e ri. Durrsakët do të presin Laçin në stadiumin “Niko Dovana”, në një përballje që do t’u shërbejë të dyja skuadrave për të matur gjendjen fizike dhe nivelin e përgatitjeve.
Teuta – Laçi do të luhet sot, ndërsa të dyja ekipet do të kërkojnë të shfrytëzojnë këtë test për të provuar lojtarët e rinj, skemat taktike dhe alternativat në formacion. Për Teutën, kjo është një tjetër mundësi për stafin teknik që të konsolidojë idetë e lojës dhe të përgatisë skuadrën për sfidat zyrtare të sezonit.
Nga ana tjetër, Laçi vijon punën për të ndërtuar një grup konkurrues dhe për të gjetur balancën optimale para startit të kampionatit pas ringjitjes nga Kategoria e Parë.
