Një përleshje ka ndodhur mbrëmë në Obiliq, ku dy persona kanë pësuar lëndime trupore, ndërsa një 65-vjeçar është arrestuar nën dyshimin se i ka sulmuar me një shkop druri. Sinjali mëson se i dyshuari është F.M., rreth 66-vjeçar, ndërsa të lënduar kanë mbetur F. M., rreth 63-vjeçar dhe V. M., rreth 40-vjeçar.
Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, rasti është raportuar rreth orës në rrugën “Hasan Prishtina”, përballë ambulancës në Obiliq. Njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë arrestuar të dyshuarin dhe i kanë sekuestruar një shkop druri, i cili dyshohet se është përdorur gjatë incidentit.
Dy të dëmtuarit janë dërguar për trajtim mjekësor në ambulancën e Obiliqit, ndërsa më pas janë intervistuar nga hetuesit së bashku me një dëshmitar të rastit. I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës.
Pas konsultimit me Prokurorin e Shtetit, rasti është iniciuar për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”, ndërsa F.M. i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh dhe është dërguar në Qendrën e Ndalimit në Prishtinë. Rasti mbetet në procedurë hetimore. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
