Privohet nga liria një person lidhur me aksidentin në Shkup, ku dje

0%

Sektori për Punë të Brendshme në Shkup ka privuar nga liria 46-vjeçarin S.O. nga Haraçina, pasi është konstatuar se automjeti i tij ka marrë pjesë në aksidentin fatal në rrugën “Radishanska”. Në aksidentin e 7 gushtit u përfshinë një “Alfa Romeo” dhe një motoçikletë “Kavasaki”, të drejtuara përkatësisht nga S.B. (47) dhe N.M. (19).

Nga plagët e marra, motoçiklisti 19-vjeçar nga fshati Pobozhje ndërroi jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa drejtuesi i “Alfa Romeos” pësoi lëndime trupore. Policia, pas këqyrjes së vendit të ngjarjes dhe sigurimit të video-incizimeve, konstatoi se në shkaktimin e aksidentit, pa kontakt fizik, kishte marrë pjesë edhe një “Seat Altea” me targa të Shkupit.

Sipas MPB-së, drejtuesi i “Seat Altea”-s është larguar nga vendi i aksidentit pa u ofruar ndihmë të lënduarve. Automjeti dhe shoferi u gjetën rreth orës në Haraçinë, pas së cilës S.O. u dërgua në stacion policor dhe u mor në pyetje. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të dorëzohet kallëzim përkatës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi