Pesë shtetas të huaj shoqërohen në polici, dyshohet për qëndrim të

0%

Policia në Ferizaj ka pranuar një informatë lidhur me disa persona, të cilët dyshohej se po qëndronin në mënyrë të parregullt në një objekt banesor. Pas pranimit të informatës, njësitet policore reaguese kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë identifikuar dhe shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj pesë persona.

Sipas verifikimeve fillestare, bëhet fjalë për katër shtetas të Qipros dhe një shtetas të Pakistanit: A.A., 22 vjeç, shtetas i Qipros; S.M., 28 vjeç, shtetas i Qipros; S.SH., 20 vjeç, shtetas i Qipros; A.R., 26 vjeç, shtetas i Qipros; M.S., 28 vjeç, shtetas i Pakistanit. Rasti është duke u trajtuar nga njësitet kompetente, në përputhje me procedurat ligjore.

Burimi: Bota Sot