Noah Cyrus, motra e vogël e këngëtares së njohur Miley Cyrus, ka tërhequr vëmendjen me një fotosesion të pazakontë dhe provokues të realizuar në shkretëtirë. Këngëtarja 26-vjeçare ndau në Instagram një seri fotografish ku shfaqet me një pamje të errët dhe avangarde.
Noah u shfaq e veshur me çorape të zeza transparente, taka dhe një kostum trupi me tanga, ndërsa në disa prej fotografive pozoi topless , duke mbuluar gjoksin me duar, shkruan DailyMail. Në një tjetër imazh, ajo pozoi nga pas, duke vënë në pah tatuazhet dhe flokët e saj të zinj.
Fotosesioni u realizua në perëndim të diellit, duke krijuar një atmosferë të errët dhe dramatike në peizazhin e shkretëtirës. Noah shoqëroi publikimin me një frazë nga kënga “The Dark Eyed Sailor”: “Sepse dita kaloi dhe nata filloi”, së bashku me emoji që simbolizojnë mbrojtjen dhe betejën.
Këngëtarja, e njohur për stilin e saj alternativ, ka ndërtuar ndër vite një identitet artistik të ndryshëm nga ai i motrës së saj të famshme. Noah është gjithashtu e fejuar me stilistin gjerman Pinkus, me të cilin u fejua në vitin 2023. Jeta e saj familjare ka qenë gjithashtu në qendër të vëmendjes pas thashethemeve për një përçarje me nënën e saj, Tish Cyrus.
Megjithatë, nënë e bijë kanë mohuar në mënyrë indirekte zërat për një konflikt të vazhdueshëm, duke u shfaqur së bashku në rrjetet sociale dhe në evente publike.
