Enzo Fernandez është i hapur ndaj mundësisë për t’u transferuar te Manchester City gjatë kësaj vere. Mesfushori argjentinas i Chelseat do ta mirëpriste një lëvizje drejt kampionëve të Anglisë, veçanërisht për shkak të mundësisë për të punuar sërish me Enzo Marescan, me të cilin ka bashkëpunuar te Chelsea.
Sipas TEAMtalk, Fernandez do të ishte i gatshëm ta shqyrtonte pozitivisht një ofertë nga Manchester City, nëse klubi anglez vendos të bëjë një lëvizje zyrtare për të. Megjithatë, Chelsea nuk dëshiron ta shesë një prej lojtarëve të tij te një rival direkt në Premier League.
Për këtë arsye, londinezët pritet të kërkojnë një shumë shumë të lartë për të marrë në konsideratë largimin e Fernandezit. Manchester City ende duhet të vendosë nëse do ta konkretizojë interesimin, ndërsa e ardhmja e argjentinasit në Stamford Bridge mund të bëhet një nga historitë kryesore të merkatos së kësaj vere.
