MIT me apel për kujdes të shtuar në komunikacion

0%

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit u ka bërë thirrje të gjithë ngasësve që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit në rrugë, për shkak të punimeve për mirëmbajtjen e rrugëve në segmente të ndryshme.

Sipas njoftimit të Ministrisë, ekipet e mirëmbajtjes janë duke punuar në terren, ndërsa ngasësit janë ftuar të respektojnë sinjalizimin e përkohshëm rrugor dhe të përshtatin shpejtësinë me kushtet në zonat ku zhvillohen punimet.

Ministria ka kërkuar nga drejtuesit e automjeteve që të ndjekin udhëzimet e punëtorëve në terren, me qëllim të rritjes së sigurisë si për pjesëmarrësit në komunikacion, ashtu edhe për ekipet që po kryejnë punimet.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Për sigurinë tuaj dhe të ekipeve që po punojnë, ju lutemi respektoni sinjalizimin e përkohshëm rrugor, ulni shpejtësinë dhe ndiqni udhëzimet e punëtorëve në terren” , thuhet në njoftim. Ministria ka apeluar që ngasësit të jenë të vëmendshëm dhe të tregojnë durim gjatë kalimit në segmentet ku janë duke u zhvilluar punime.

Burimi: Bota Sot