Liverpool dhe Barcelona finalizojnë marrëveshjen për Araujon

0%

Liverpool dhe Barcelona kanë nënshkruar të gjitha dokumentet për huazimin e Ronald Araújos. Marrëveshja përfshin edhe opsionin e blerjes, por ai nuk është i detyrueshëm. Liverpooli do të mbulojë 100% të pagës së mbrojtësit uruguaian gjatë periudhës së huazimit. Araújo pritet të udhëtojë drejt Liverpoolit të dielën, ndërsa klubi anglez është shumë i kënaqur me afrimin e tij.

Burimi: Bota Sot