Çfarë ndodhi dje në Kuvend

0%

Shpërndaje në: E premtja e 7 gushtit shënoi skadimin e afatit kushtetues prej 30 ditësh nga certifikimi i rezultateve zgjedhore për konstituimin e legjislaturës së 11-të të Kuvendit të Kosovës. Kjo ditë u karakterizua nga përplasje politike, negociata të dështuara dhe një përpjekje e opozitës për të parandaluar atë që e cilësuan si shkelje antikushtetuese.

Sipas interpretimit të shoqërisë civile dhe juristëve, moskonstituimi i Kuvendit deri në mesnatën e së premtes përbën shkelje direkte të Kushtetutës dhe aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese. Pikërisht në ditën e fundit të afatit, kryesuesi i seancës, Avni Dehari (LVV), vendosi që seanca të mos vazhdonte të premten, por të shtyhej për të shtunën, më 8 gusht në orën .

Lëvizja Vetëvendosje dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, pas kërkesës për shtyrje të enjten, e arsyetuan kërkesën me nevojën për më shumë kohë për negociata rreth postit të presidentit, pa të cilin – sipas Kurtit – vendi rrezikon të shkojë prapë në zgjedhje të reja.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Gjatë të premten, Kurti zhvilloi takime me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, mirëpo palët mbetën shumë larg marrëveshjes. LDK-ja kërkoi balancë institucionale dhe të drejtën për të propozuar emrin e presidentit.

Kurti po ashtu i dërgoi letër kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, duke i ofruar rokadë (postin e kryeparlamentarit për PDK-në) në këmbim të votës për presidentin, ofertë që u refuzua. Grupet parlamentare të PDK-së, LDK-së dhe AAK-së të premten në mbrëmje megjithatë u mblodhën në objektin e Kuvendit.

Edhe Arbëri 25 gus 2025 Kasolli: As VV-ja s’dëshironte që Basha të zgjidhej kryeparlamentar, por e luajti lojën mirë Opozita kërkoi me ngulm mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme para mesnatës për ta përmbyllur procesin brenda afatit. Megjithatë, deputetët opozitarë u përballën me dyert e mbyllura të sallës së seancave plenare.

Bedri Hamza, kryetar i PDK-së, e cilësoi këtë situatë si marrje të institucioneve në mënyrë antikushtetuese nga pushteti, duke paralajmëruar se përgjegjësia për zgjedhje të reja apo krizë bie mbi Albin Kurtin, ndërsa nuk përjashtoi as protestat.

Besnik Tahiri, deputet i Aleancës, e quajti mbylljen e dyerve si “goditje të rëndë ndaj demokracisë parlamentare” dhe përpjekje për ta kthyer shtetin në parti-shtet. Ndërsa Lutfi Haziri nga LDK-ja tha se qëndrimi në Kuvend ishte “mbrojtje e rendit kushtetues” dhe njoftoi se LDK do të vendosë në mëngjes për hapat e mëtejshëm. Tani pritet që seanca të nisë në orën .

Nuk dihet nëse partitë opozitare do të jenë pjesë e saj. Edhe Arbëri 2 mar 2026 Si u përdorën shantazhi, ndarja e territorit e stabilokracia në dëm të vendit…

Përveç seancës së paralajmëruar për orën , monitoruesit e punës së Kuvendit i kanë bërë thirrje deputetëve opozitarë që t’i drejtohen menjëherë Gjykatës Kushtetuese për të kontestuar vendimin e shtyrjes së seancës dhe për të kërkuar masë të përkohshme pezullimi.

Burimi: Koha