Haxhiu: S’ka pasur nënshkrime për seancë të jashtëzakonshme, dyert

0%

Shpërndaje në: Kryetarja e legjislaturës së 10-të të Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka thënë se partitë opozitare nuk i kanë protokolluar 40 nënshkrime të nevojshme për të mbajtur seancë të jashtëzakonshme të premten, me qëllim konstituimin e Kuvendit.

Haxhiu ka thënë se dyert e Kuvendit kanë qenë të mbyllura sepse sipas saj “ato qëndrojnë gjithmonë të mbyllura në rrethanat kur s’ka pasur seancë plenare”. “S’i kemi pasur 40 nënshkrime. S’jemi njoftuar se janë protokolluar. As kryesuesi nuk është njoftuar se janë protokolluar 40 nënshkrime.

Kur protokollohen dorëzohen te zyra për parashtresa, e kryesuesi obligohet të thërrasë seancën konstituive. Kjo nuk ka ndodhur. Ka edhe mënyra të tjera se si thirret seanca e Kuvendit, qeveria dhe kryesia e Kuvendit. S’ka ndodhur asnjëra dhe s’ka pasur askush përgjegjësi nga administrata që të vije për sa kohë s’ka pasur seancë zyrtarisht.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Kur ftohet zyrtarisht seanca, natyrisht që dyert hapen dhe i gjithë stafi është aty”, ka thënë Haxhiu.

Burimi: Koha