​Hamza: Do ta shqyrtojmë që rastin ta dërgojmë në Kushtetuese se

0%

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, tha se mënyra se si kryetari i Vetëvendosjes Albin Kurti po vepron është marrje e institucioneve në mënyrë antikushtetuese e antiligjore. Ai tha se Kosova nuk është pronë e asnjë partie politike. Hamza tha se nuk ka seriozitet nga Kurti për krijimin e institucioneve.

Ai këto komente i bëri pas mesnate në Kuvendin e Kosovës, ku i gjetën dyert e mbyllura dhe nuk mundën të hyjnë për mbajtje të seancës konstituive. Hamza: Kosova nuk është pronë e asnjë partie politike. “Jemi deri në këtë kohë në objektet e Kuvendit që fatkeqësisht administrata e Kuvendit ka dyert e mbyllura.

Jemi këtu për të treguar gatishmërinë tonë për pjesëmarrjen në seancën konstituive të kuvendit. Kemi të bëjmë me një mosrespektim të vendimit të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, i cili është shumë i saktë, që thotë që Kuvendi duhet të konstituohet 30 ditë pas certifikimit të rezultatit zgjedhor.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Kjo është shkelje e Kushtetutës, mosrespektim i aktit më të lartë të vendit, cenim i demokracisë, marrje në dorë e institucioneve në mënyrë antikushtetuese e antiligjore nga partia me numrin më të madh të ulësve. Nuk është republika e Kosovës pronë, as e VV-së, as PDK-së, as e LDK, as Aleancës. Shteti qeveriset me rregulla e ligje, duhet të respektohet kushtetua.

Ne do të bëjmë të gjitha veprimet e nevojshme ligjore më mbrojtje të kushtetutës. Ne kemi deklaruar rolin tonë si parti demokratike si parti në opozitë. Fare nuk ka seriozitet nga Kurti për t’i dhënë vendit institucione. Janë ftesa sa për me krijua situata nëse vendi shkon në zgjedhje me pas adresë pse vendi po shkon më zgjedhje.

E nëse vendi shkon në zgjedhje adresë ka edhe është Kurti me lëvizjen Vetëvendosje”, tha ai. Ai tha se do ta shqyrtojnë që ta dërgojnë në Gjykatë Kushtetuese pasi është shkelje e rëndë e aktit më të lartë ligjor. Ai tha se PDK nuk bëhet pjesë e lojërave të Kurtit pasi “po tallet”.

Hamza: Do ta shqyrtojmë që ta dërgojmë në Gjykatë Kushtetuese, pasi është shkelje e rëndë “Në të kaluarën dhunshëm e kanë ndal krijimin e institucioneve të Kosovës. Tash po hymë në një fushe të panjohur. Ne do ta trajtojmë këtë çështje nesër para thirrjes së seancës, ne nuk jemi faktorë të bllokimit të institucioneve.

Ne po kërkojmë të respektohet akti me i lartë, ligjet me u shmang anarkia, mirëpo sigurisht që ne do përdorim të gjitha format demokratike. Të gjitha opsionet janë të hapura, ne mundemi me dërguar në Kushtetuese, por vendimi është shumë i qartë. Është një abuzim eklatant edhe nga lëvizja Vetëvendosje edhe nga Avni Dehari si kryesues i seancës.

Ai nuk është serioz, po tallet me vendin, nuk bëhem pjesë e atyre lojërave. Ne kemi garuar me programe e prioritete”, tha ai. Hamza tha se nuk do të përjashtohen as protestat. Hamza: Nuk do të përjashtohen as protestat “Shkeljen e bënë ai që ka thirrur seancën, kuvendi ka zyrë ligjore. Ata duhet me mendue mirë pse po e bëjnë këtë.

Kjo është një qëllim i Kurtit për me i prolongue konstituimin e Kuvendit. Ne do ta shqyrtojmë si rast, ju e dini se kemi fituar numër të madh të rasteve në Gjykatë Kushtetuese. Nuk jemi bllok opozitar, jemi parti, unë flas në emër të PDK-së, jemi të hapur për tema të rëndësishme me bashkëpunuar me parti të tjera politike edhe me LDK-në e Aleancën.

Të gjitha mjetet e lejuara demokratike do të jenë në përdorim, nuk përjashtohet edhe protesta”, tha Hamza.

Burimi: Bota Sot