Fundjavë e nxehtë në Kosovë, priten temperatura deri në 34°C dhe

0%

Kosova gjatë fundjavës do të karakterizohet nga mot kryesisht me diell dhe temperatura të larta, ndërsa gjatë orëve të pasdites në disa zona mund të zhvillohen vranësira konvektive, të shoqëruara lokalisht me reshje shiu, rrufe dhe erëra të fuqishme. Të shtunën, moti do të jetë kryesisht me diell dhe i nxehtë.

Gjatë mesditës dhe pasdites pritet zhvillim i vranësirave konvektive në disa zona malore, ndërsa lokalisht ato mund të shfaqen edhe në ultësira. Këto vranësira mund të sjellin reshje afatshkurtra shiu, shkarkesa rrufesh dhe erëra të përforcuara në zonat ku do të paraqiten. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12 dhe 16°C, ndërsa maksimalet pritet të arrijnë nga 29 deri në 34°C.

Era do të fryjë nga verilindja, e lehtë deri mesatare, me shpejtësi prej 1 deri në 9 m/s. Pranë proceseve konvektive mund të ketë intensifikime të përkohshme të erës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot