Dështoi seanca e kërkuar nga opozita, Kuvendi mblidhet sot në 11:00

0%

Kuvendi i Kosovës ka thirrur vazhdimin e seancës konstituive për sot, e shtunë, 8 gusht, në ora , ndërsa partitë opozitare kërkuan që ajo të mbahej mbrëmjen e së premtes, duke theksuar se në mesnatë përfundonte afati kushtetues prej 30 ditësh për konstituimin e Kuvendit.

Deputetët e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së u mblodhën në Kuvend, por sipas tyre, dyert e sallës ishin të mbyllura dhe seanca nuk u mbajt. Në rend të ditës të seancës së thirrur për të shtunën janë zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit.

Partitë opozitare, PDK, LDK dhe AAK, kishin kërkuar që vazhdimi i seancës konstituive të mbahej të premten në ora , duke thënë se afati prej 30 ditësh nga certifikimi i rezultateve zgjedhore përfundonte në mesnatë. Deputetët e opozitës u mblodhën në Kuvend në pritje të vazhdimit të seancës, por thanë se nuk kanë mundur të hyjnë në sallë, pasi dyert kanë qenë të mbyllura.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Besnik Tahiri nga AAK-ja tha se grupi parlamentar e kishte njoftuar me kohë kryesuesin e seancës konstituive, Avni Dehari, dhe administratën e Kuvendit për kërkesën e tyre. “Dyert e sallës ku do të duhej të konstituohej Kuvendi sonte janë të mbyllura ”, tha Tahiri.

Ai tha se afati kushtetues për konstituimin e Kuvendit përfundonte në ora dhe akuzoi LVV-në se po e shkel aktvendimin e Gjykatës Kushtetuese. Edhe kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, pas mesnatës tha se deputetët kishin qenë në Kuvend për të treguar gatishmërinë për pjesëmarrje në seancën konstituive.

Hamza tha se aktvendimi i Gjykatës Kushtetuese është i qartë dhe se, sipas tij, moskonstituimi i Kuvendit brenda afatit paraqet shkelje të Kushtetutës. “Kemi të bëjmë me mosrespektim të mendimit dhe aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese”, tha Hamza.

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, tha se kjo parti kishte kërkuar që seanca të mbahej deri në ora , me qëllim të respektimit të afateve kushtetuese. “LDK ka pritur dhe ka kërkuar, ka ftuar që seanca të mbahet sonte deri në ora , në mënyrë që të ruhen afatet kushtetues e”, tha Haziri.

Mbajtja e seancës së kërkuar nga opozita të premten dështoi, në ditën kur, sipas përfaqësuesve të opozitës, u bënë 30 ditë nga certifikimi i rezultateve zgjedhore. Ndërkohë, ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, reagoi ndaj deklarimeve të opozitës për shkelje të rendit kushtetues.

Ai rikujtoi se më ishin bërë 30 ditë nga certifikimi i zgjedhjeve të 9 shkurtit, ndërsa Kuvendi ende nuk ishte konstituuar. Sipas Muratit, atëherë kjo vonesë nuk ishte cilësuar si problem apo shkelje kushtetuese. Vazhdimi i seancës konstituive është thirrur për të shtunën, më 8 gusht, në ora . Përfaqësuesit e opozitës nuk kanë deklaruar nëse do të marrin pjesë.

Hamza tha se PDK-ja do ta trajtojë këtë çështje, ndërsa Haziri tha se grupi parlamentar i LDK-së do të takohet para seancës.

Burimi: Bota Sot